Bie qetësia sërish në Prizren, boshatisen rrugët, sheshet, kafiteritë e restorantet

0
409

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 ka shtyrë Qeverinë e Kosovës që në katër komuna të ketë orë policore nga ora 21:00 – 05:00.

Në mesin e këtyre katër komunave është edhe Prizreni.
E si rrjedhojë, menjëhre sapo ky vendim ka hyrë në fuqi, Policia e Kosovës të përcjellur edhe nga Inspektorati kanë dalë në aksion për të kryer punët e tyre.

04 Online ishte prezent gjatë aksionit të policisë në sheshin “Shatërvani”, të cilin e kanë boshatisur pa asnjë problem. Kafiteritë, restorantet dhe shitoret gjithandej janë mbyllur.
Për më shumë shikoni videon./04 Online

Leave a Reply