Besmir Hoxhaj, këngëtari më i kërkuar për dasma këtë vit në Prizren

0
996

Duket se sezona e kësaj vere do të jetë shumë e ngarkuar, ku nuk do të mungojnë organizimet e ndryshme familjare.

Dasma dhe ahengjet tjera familjare pritet të jenë tema kryesore e kësaj vere, tashmë kur edhe masat kundër COVID-19 janë liruar.

Besmir Hoxhaj, është këngëtari nga Prizreni i cili brenda këtyre 15 viteve ka marrë pjesë në shumë dasma e ahengje tjera familjare, duke krijuar super atmosferë.

Siç ka mësuar 04 Online, Besmiri është në vlugun e përgatitjeve, e befasitë nuk do të mungojnë. Deri tani ai ka rezervuar një numër të konsiderueshëm të dasmave, e poashtu është në pritje edhe të konkretizimit të shumë datave përgjatë verës.

Ju kujtojmë se Besmiri ka punuar këngët dedikuar këtyre ahengjeve, siç janë “Me tupana”, “Kanagjegji”, “Miqtë e ri”, e shumë të tjera./04 Online

Leave a Reply