Berisha dhe Elezkurtaj vizitojnë ekipet që po kryejnë testime kundër COVID-19 edhe vikendeve

0
385

Drejtoresha e Shëndetësisë, Burbuqe Berisha, së bashku me drejtorin e QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj, kanë vizituar stafin kujdestar të cilët janë duke realizuar testet rapide kundër COVID-19.

Berisha ka parë për së afërmi punën e ekipit kujdestar, i cili nga sot ka filluar të kryejë testime edhe vikendeve, derisa në komunën e Prizrenit dhe në tërë vendin ka një rritje të madhe të numrit të të infektuarve.

“Sot së bashku me Dr.Xhevatin ishim në vizitë në QKMF ku vizituam nga afër realizimin e testeve rapide AG SARS2 nga stafi kujdestar”, ka thënë Berisha./04 Online

Leave a Reply