Deklarata spontane e Benitës gjatë një interviste për “Prive by LS”, në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, u kthye shpejt në një nga momentet më të shpërndara në rrjetet sociale.
E pyetur nga gazetari nëse ishte bërë gati “për atë djalin”, ajo u përgjigj me humor:
“Për cilin djalëëë?”
Videoja u bë virale në TikTok dhe Instagram, ndërsa Benita duket se ka vendosur ta vazhdojë batutën edhe në rrjetet e saj sociale.

Në një InstaStory të fundit, ajo publikoi një fotografi ku shfaqej elegante me një fustan të zi, të shoqëruar me mbishkrimin:
“Tu e kqyr atë djalinëëë ”.
Postimi është interpretuar si një rikthim me humor te pyetja që u bë virale disa ditë më parë, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen e ndjekësve.

Benita nuk ka përmendur emrin e personit të cilit i referohet, megjithëse në rrjet kanë nisur aludime se mund të bëhet fjalë për Klodin.
Megjithatë, një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga vetë ajo.
Me postimin e fundit, Benita ka arritur ta mbajë gjallë momentin viral, duke e shoqëruar me humor, ironi dhe pak mister.















































