Zhegrova drejt Premierligës? Newcastle United mendon ta përfshijë yllin e Kosovës në një marrëveshje shkëmbimi me Juventusin

0
25

E ardhmja e sulmuesit të Kosovës, Edon Zhegrova, mund të marrë një kthesë të re gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi klubi anglez Newcastle United po shqyrton mundësinë e transferimit të tij nga Juventusi.

Sipas raportimeve të mediumit “Transferfeed”, drejtuesit anglezë po e vlerësojnë opsionin që 27-vjeçari kosovar të bëhet pjesë e negociatave me bardhezinjtë, në kuadër të bisedimeve për blerjen e kartonit të sulmuesit gjerman Nick Woltemade, të cilin Juventusi dëshiron ta mbajë përfundimisht pas huazimit.

Në kampin torinez ekziston gatishmëria për ta lënë të lirë Zhegrovën nëse vjen një ofertë që përmbush kushtet financiare të klubit, ndërsa përveç interesimit nga Premierliga, në garë për shërbimet e tij përmenden edhe Monaco dhe Al-Ittihad.

Deri në këtë fazë palët nuk kanë arritur ndonjë akord konkret, teksa Zhegrova e mbyll këtë pjesë të sezonit me bilanc prej dy golash dhe tri asistimesh në dhjetë paraqitje me fanellën e Juventusit./04 Online/