Në brigjet e Maldiveve, Jori dhe Fred De Palma kurorëzojnë dashurinë

0
29

Modelja shqiptare Jori Delli dhe reperi i njohur italian Fred De Palma kanë ndarë me ndjekësit lajmin e martesës së tyre.

Përmes një postimi të përbashkët në Instagram, çifti ka publikuar fotografi nga Maldivet, ku Jori shfaqet me fustan nusërie, ndërsa të dy ekspozojnë unazat.

“Zoti dhe zonja De Palma”, ka shkruar modelja në përshkrimin e fotografive, duke njoftuar kështu për hapin e ri në marrëdhënien e tyre.

Vetëm pak ditë më parë, Jori kishte paralajmëruar martesën përmes një fotografie familjare, duke treguar se së shpejti do të ndryshonte mbiemrin.

Kujtojmë se dyshja e bëri publike lidhjen në gusht të vitit 2023, ndërsa në dhjetor të vitit 2025, reperi i propozoi martesë modeles pikërisht në Maldive.

Postimi i çiftit është shoqëruar menjëherë me urime të shumta, mes tyre edhe nga personazhe të njohura të ekranit shqiptar.

Pas më shumë se tre vitesh lidhjeje, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” dhe artisti italian kanë nisur një kapitull të ri në historinë e tyre të dashurisë.

https://www.instagram.com/p/DgSTLOaEmd1/?utm_source=ig_web_copy_link&fqnt=NTc4MTIwNjQ2YQ==