Ja kush u eliminua mbrëmë nga shtëpia dhe cilët banorë vazhdojnë garën

0
18

Rrugëtimi televiziv mori fund mbrëmë për Erikun, i cili u bë banori më i fundit që u eliminua nga gara pas vendimit të publikut.

Gjithçka nisi të hënën me hapjen e televotimit zyrtar, ku publiku u ftua të vendoste për fatin e konkurrentëve të nominuar. Gjatë gjithë javës, tensioni u rrit mes banorëve në pritje të verdiktit të votave të teleshikuesve.

Mbrëmjen e kaluar erdhi edhe rezultati përfundimtar i këtij nominimi, ku Eriku nuk arriti të grumbullonte mbështetjen e mjaftueshme për të shpëtuar, duke mbyllur kështu përfundimisht aventurën e tij në shtëpi.

Pas largimit të tij, gara vijon me intensitet të lartë për banorët e mbetur. Anjeza, Shqiponja, Fatlumi, Edita dhe Zoja ia dolën të sigurojnë qëndrimin e tyre dhe vazhdojnë rrugëtimin në garë./04 Online/