BE: Ka potencial për eskalim, sanksionet ndaj Kosovës mund të shtohen

0
140

Pas mos-dakordimit dje në Bruksel, Peter Stano i BE-së ka deklaruar se sanskionet ndaj Kosovës mund të shtrëngohen apo lehtësohen varësIsht nga rrjedha.

Polemika përmes deklaratave, fajësime e akuza mes palëve e shpalosje të dokuementeve që u prezantuan brenda, u panë pas takimit të djeshëm në Bruksel por, ujdi nuk pati.

Se dakordimi nuk u arrit as të enjtën u konfirmua edhe nga nikoqiri Josep Borrell edhe nga krerët e shteteve që po përpiqen për dialog, veçse shkaktarin nuk e patën të njëjtë.

E vërteta që po vazhdon të mbetet janë sanksionet ndaj Kosovës, e që sipas BE-së ato mund të lehtësohen apo krejt e kundërta.

Peter Stano, zëdhënës i BE-së ka thënë se “Ka ende potencial për eskalim. Masat mund të kenë sukses për shtensionim. Masat ndaj Kosovës janë të përkohshme, të vendosura nga vendet anëtare që sipas tyre nuk duhet përdorur vetëm karotën por edhe shkopin. Masat do të jenë aty për aq sa vlerësohet. Ato mund të lehtësohen, por edhe të shtrëngohen”, tha Stano.

Leave a Reply