Balaj-Halimaj: Shkollat profesionale do ta bënin model Kosovën

0
304

Albulena Balaj-Halimaj nga Nisma Socialdemokrate ka folur për planet e partisë ku ajo bën pjesë rreth shkollave profesionale.

Ajo ka thënë se këto shkolla do të kenë rëndësi të veçantë për vendin tonë.

“Shkollat profesionale do ta bënin model Kosovën në fusha të ndryshme ku të rinjtë kosovar kanë talent të mjaftueshëm. Implementimi i këtij plani ka fare pak shpenzime pasi që shumica e shkollave veç se janë të ndërtuara por duhet të ndryshojnë departamentet e tyre sipas kërkesës të tregut të punës”, ka thënë Balaj-Halimaj.


Ajo ka thënë se për shkollat profesionale mund të shfrytëzohen objektet ekzistuese, ndërsa ka mundësi të ndërtohen edhe objekte të reja nëse është nevoja.

Leave a Reply