Bajram Shala ia mbyll përfundimisht dyert e Kombëtares, Donis Avdijajt

0
143

Menaxheri Bajram Shala ia ka mbyllur përfundimisht dyert e Kombëtares së Kosovës, Donis Avdijajt.

Futbollisti kosovar e kishte shkaktuar një incident brenda kampit në të kaluarën dhe nga ajo kohë ka mbetur jashtë “Dardanëve”, shkruan “Gazeta Express”.

Ndonëse kohë pas kohe shfaq formë të mirë me ekipet e tij, ish-futbollisti i Schalkes do të duhet të dorëzohet përfundimisht sa i përket Kombëtares.

“Çështja e Donis Avdijajt për Federatën e Futbollit të Kosovës është e mbyllur qe një kohë shumë të gjatë, që nga periudha kur ka qenë pjesë e ekipit kombëtar për shkak të një incidenti që ka ndodhur atëherë. Ka qenë një vendim intern i atëhershëm, i cili i është komunikuar edhe futbollistit dhe për atë arsye ai nuk është pjesë e Kombëtares, prandaj kjo është arsyeja se përse ai nuk ka qenë as në listat e kaluara e as tash. Mendoj se tash është koha të fokusohemi tek futbollistët që janë këtu”, deklaroi Shala në konferencë për shtyp sot para ndeshjeve me Rumaninë dhe me Qipron, në kuadër të Ligës së Kombeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here