Avdyli: Lajmi më i mirë për Kosovën që nga 13 marsi. Sot Kosova me zero raste me Covid19

0
407

Pas lajmit se sot nga 138 testimet nuk ka rezultuar asnjë rast pozitiv me koronavirus, ka reaguar deputeti i LDK-së nga Prizreni, Haxhi Avdyli.

Avdyli e ka quajtur si lajm të mirë për Kosovën, pasi nga 13 marsi kur edhe janë shfaqur rastet e para me COVID-19, për herë të parë Kosova me zero raste.

“LAJMI më i mirë për Kosovën që nga 13 marsi. Sot Kosova me (0) ZERO raste me Covid19, nga 138 teste. Na priftë e mbara. Pergezime për durimtarët dhe luftëtarët qé po ndihmojnë në këtë luftë…👏🏼👏🏼 e vazhdojmë edhe pak deri në fitoren përfundimtare duke respektuar rekomandimet e ekspertëve”, ka thënë Avdyli./04 Online

Leave a Reply