Asnjë pacient me COVID-19 në spitalin e Prizrenit

0
302
Shërbimi Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat për COVID në
QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 80 pacientë nga COVID-19.

Prej tyre, 32 janë të konfirmuar pozitivë, 1 pacient në gjendje të rëndë, kurse 39 me oksigjeo-terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 72 pacientë: 28 të konfirmuar me COVID-19, 37 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rëndë.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 28 pacientë+ 3 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë dhe 1 në gjendje të rëndë dhe Klinika e Pulmologjisë, 41 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 8 pacientë: 4 të konfirmuar pozitivë dhe 2 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 3 pacientë dhe Spitali i Gjilanit, 3 pacientë.

Leave a Reply