Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani, ka mohuar zërat se ishte i pakënaqur me trajnerin Sylvinho për lënien në stol ndaj Andorrës, shkruan 04 Online.
Në një intervistë për “Koha Shtesë”, ai theksoi dashurinë e madhe për Shqipërinë.
“E dua Shqipërinë, unë e kam kombëtaren më të mirë në botë, nuk ka kënaqësi më të madhe se ta veshësh bluzën e Kombëtares shqiptare. Edhe Botërorin të ma falnin me kombëtare të tjera, nuk do e pranoja para Shqipërisë”, u shpreh Asani në Koha Shtesë./04 Online