Arrestohet një person në Prizren pas hetimeve intensive, dyshohet për posedim të narkotikëve

0
130

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar në lidhje me një rast të ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren. Arrestimi i të dyshuarit u bë dje pas një hetimi intensiv nga autoritetet, shkruan 04 Online.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

“Rr. Zahir Pajaziti, Prizren / 31.01.2025 – 17:50. Lidhur me rastin, pas hetimeve intensive më 04.02.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here