Argjentinë-Brazil finalja e Copa America, Kolumbia bie pas penalltive!

0
315

Do jetë Argjentinë-Brazil finalja e madhe e Copa America që do të vihet në skenë në stadiumin mitik Marcana mëngjesin e të dielës me orën shqiptare.

Një super-clasico në aktin e fundit për ta mbyllur në mënyrën më spektakolare të mundshme këtë edicion të Kupës së Amerikës. Përfaqësuesja albicelste mposhti në gjysmëfinalen e dytë me shumë vështirësi vetëm pas goditjes së penalltive Kolumbinë duke prerë kështu biletën për në finale. Koha e rregullt në Estadio Nacional de Brasilia u mbyll në barazim 1-1 ndërkohë që te penalltitë Messi me shokë u treguan më të saktë duke kualifikuar La Selecion. Edhe pse Kolumbia ishte e ngjeshur në mbrojtje Argjentina e nisi shumë mirë sfidën.

Fillimisht Lautaro Martinez iu afrua golit në një tentativë me kokë e cila shkoi ngjitur me shtyllën për të ardhur te minuta e 7-të kur sulmuesi i harruar në qëndër të zonës mori një asist perfekt nga Lionel Messi, të cilin numri 22 i Argjentinës nuk mund ta shpërdoronte kurrësesi me Lautaron që kaloi në avantazh përfaqësuesen e drejtuar nga Lionel Scaloni. Gjithsesi Kolumbia nuk u demoralizua aspak nga epërisa e shpejtë e argjentinasve dhe iu afrua golit të barazimit në disa raste brenda pjesës së parë, fillimisht me Cuadradon që vuri në provë Emiliano Martienez dhe më pas me Barrios që ishte i pafat. Edhe fillimi i pjesës u dominua nga skuadra e Reynaldo Ruedas që ja doli të gjente golin e barazimit në minutën e 61-të me Luis Diaz.

Nga ky moment Argjentina filloi të ngrinte kokë duke e hedhur më shumë vështrimin nga porta e Ospinas, por Lautaro Martinez në minutën e 75-të humbi një gol thuajse të sigurt teksa me portën e boshatisur e përplasi topin në trupin e Barrios. 6 minuta më vonë fati nuk ishte me kombëtaren albicelste pasi goditja e Messit u ndal nga shtylla. Për të përcaktuar rivalin e Brazilit në finalen e madhe u nevojit goditja e penalltive. Te Argjentina realizuan me radhë Messi, Paredes e Lautaro me De Paul që ishte i vetmi që gaboi ndërkohë që të Kolumbia gabuan tre futbollistë nga 5 pikërisht dy qëndërmbrojtësit Davison Sanchez, Yerri Mina dhe në fund Edwin Cardona. Një fitore më shumë vështirësi për Argjentinën që tashmë duhet të masë forcat me Brazilin./SS

Leave a Reply