Ardian Bujupi ka zbuluar se është i dashuruar. Teksa tregonte për albumin e tij të fundit “Rahat”, emrin e të cilit e ka bërë dhe tatuazh në krahun e tij, u pyet nëse dikush i kishte rrëmbyer zemrën apo jo.
Ardiani u përgjigj se “Zhuljeta” që i ka rrëmbyer zemrën e ka emrin Sabrina, ai është i ndarë me të, por ende e do.
Mesa duket, nuk ka qenë vetëm thashethem afërsia midis tij dhe modeles Sabrine Khan në klipin “Modela” e më në fund pikëpyetja e madhe për publikun u qartësua.
Mendohet se Ardiani dhe Sabrine janë njohur gjatë xhirmeve të këngës së artistit shqiptar “Modela” që u publikua rreth 5 muaj më parë, ku Sabrine shfaqet si protagoniste.