Arbana Osmani i del në mbrojtje Bieta Sulos: S’ju lejoj të fyeni mikeshat e mia

0
427

Përmes një postimi në Instagram, Arbana Osmani njoftoi se në 16 maj do të rikthehet emisioni “Dua të të bëj të lumtur”. Pikërisht në këtë postim komentoi edhe kolegia e saj, Bieta Sulo. “Supeeer”, i komenton Bieta, koment i cili është pasuar me shumë replika. 

Arbana i ka fshirë komentet negative, gjë që është vënë re nga fansat. Ata kanë reaguar të revoltuar dhe Arbana ia ka bërë të qartë se askush nuk mund t’i fyejë mikeshat e saj.

“Mikeshat e mia s’të lejoj t’i fyesh në shtëpinë time. Shko jepe mendimin tënd në vend tjetër”, ia kthen Arbana njërit prej fansave.

Leave a Reply