Antony Blinken pritet të emërtohet Sekretar amerikan i shtetit

0
289

Presidenti amerikan Joe Biden pritet të zgjedhë këshilltarin e tij dhe diplomatin veteran, Antony Blinken si Sekretar Shteti, kanë raportuar një mori mediash amerikane me 22 nëntor, raporton Gazeta Express.

Blinken pritet të jetë ndër nominimet e para, thanë njerëz të njohur me këtë çështje, ku Biden synon të dërgojë një sinjal të fuqishëm se rindërtimi i Amerikës është një nga përparësitë e tij kryesore.

Blinken shërbeu në administratën e Obamës si zëvendës sekretar i shtetit dhe zëvendës kryesor si këshilltar i sigurisë kombëtare. Ai shërbeu gjithashtu si këshilltar i sigurimit kombëtar të Zëvendës Presidentit të atëhershëm Biden.

Nëse nominohet dhe konfirmohet nga Senati, Blinken do të kryej detyrën e tij të re në krijimin e një qasje të re të diplomacisë amerikane pas katër vitesh qeverisjesh nga Donald  Trump. Biden do ta bëjë këtë njoftim me 24 nëntor, teksa do të publikojë emrat e parë në kabinetin e tij.

Ndërsa miku i ngushtë i ish sekretares amerikane të shtetit Hillary Klinton Jake Sullivan pritet të emërohet Këshilltar për Siguri Kombetare i Joe Biden.

Donald Trump po përpiqet pa ndalur që ta përmbysë rezultatin zgjedhor, por Joe Biden nuk po ndalet dhe po vazhdon të zgjerojë administratën e tij, pavarësisht tentimeve të Trump.

Me Antony Blinken në krye të diplomacisë amerikane, administrata e Biden do të synojë shmangë çdo konflikt me Iranin, dhe të rregullojë marrëdhëniet e tensionuara me Kinën, dhe të forcoj marrëdhëniet me aleatet e saj, shkruan CNN.

Leave a Reply