Anton Quni i reagon Driton Selmanajt: “Dream Team” në krye me Lumirin

0
351

Nënkryetari i  ri që doli nga kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, i është kundërpërgjigjur deputetit të kësaj partie, Driton Selmanaj, i cili kritikoi liderin e partisë, Lumir Abdixhikun.

Zëvendëskryeministri në detyrë Driton Selmanaj ka thënë se sjellja e Abdixhikut për t’u takuar veçmas me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, i bën dëm LDK-së.

“Lumiri ishte i fundit nga liderët e partive që takoi, zj Osmani; në konsultim gjithëpërfshirës me strukturat e LDK-së. Nuk kishte as “turr” e as “vrap”! LDK-së po i ri-kthehet dinjiteti me hapa shumë të sigurt. “Dream Team” në krye me Lumirin”, ka shkruar Quni.

Leave a Reply