Antiamerikan të vërtetë në Kosovë, ishin dhe mbetën vetëm ca “proamerikan”-komunista!

0
406

⁃ proamerikan, s’mund të jenë ata politikan që çdo mengjes bëjnë be në Ameriken, kurse në mbrëmje i kalkulojnë mashtrimet dhe abuzimet me pushtetin;

⁃ proamerikan, s’mund të jenë ata deputet që rrahagjoksash avokojnë për qytetarinë dhe procesin e shtetndërtimit, ndërkaq, s’kan lënë akraba e familjar pa i punësuar në institucione shtetërore;

⁃ proamerikan, s’mund të jenë ata pushtetar që në emër të qeverisjes, e dojnē dhe e çmojnë më shumë pushtetin (kalimtar) se sa shtetin e (përhershëm);

⁃ proamerikan, s’mund të jenë ata gazetar e medie sociale, qē shiten për “pesë çebapa” kinse po mbrojnë ca kauza e afera partiake e klanore “shtetërore”;

⁃ proamerikan, s’mund të jenë ata prokuror e gjykatës të cilëve drejtësinë ta shesin për një “bakshish” të paprecedent;

⁃ proamerikan, s’mund të jenë as ata biznismen okult që e “mjelin” qëllimisht politikanin injorant, shkaku i çfardo tenderi shtetērorë;;

⁃ proamerikan, s’mund të jenē as ata eprorë policor e ushtarak që më shumë e preferojnë argumentin e fuqisë, se sa fuqinë e argumentit;

– proamerikan, s’mund të jenë ata akademik që vend të mendimit të lirë, preferojnë mendimin autoritar komunist dhe dogmatik;

Shkruan: Fadil MALOKU

Leave a Reply