Anita Haradinaj i futet televizionit? Fotoja me Edi Manushin bën lëmsh rrjetin, mund të sjellin një program të ri

0
340

Gruaja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Anita përflitet se i është futur botës së televizionit. Top-Channel shkruan se moderatori Edi Manushi në sezonin e ardhshëm do të sjellë një format të ri me një nga motrat Muçaj-Haradinaj.

Një foto e Anita Haradinajt dhe Manushin i ka bërë të gjithë të mendojnë se të dy do të jenë bashkë-prezantuesë në programin me emrin “VIP Dado” që do të transmetohet në Top-Channel.

“VIP Dado” në sezonin e parë do të sjellë nga java në javë personazhe të ndryshme VIP në rolin e kujdestarëve të fëmijëve, duke e bërë një emision mjaft të pëlqyer për shikuesit.

Leave a Reply