Albulena Haxhiu dhe të akuzuarit tjerë lirohen nga akuzat për hedhjen e gazit lotsjellës

0
278

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ish-deputetët, Besa Baftiu, Pal Lekaj, Donika Kadaj-Bujupi, janë liruar nga akuzat për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Ndaj tyre ka pushuar akuza për veprën penale posedim i paautorizuar i armëve.

Arsyetimi i Gjykatës ishte se asnjë ekspertizë nuk ka deklaruar se sendet e sekuestruara ishin armë.

Më 14 prill të këtij viti të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm, duke thënë se veprimet e kryera asokohe ishin politike.

Leave a Reply