Aksidentohen dy çiklistë në Leshan të Suharekës, dërgohen në Qendrën Emergjente

0
283
Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Leshan afër fushës së sportit, ku dy çiklistë kanë mbetur të lënduar.

Përveç dëmeve materiale, nga plagët e marra të dy çiklistët janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Prizren.

Aksidenti ka ndodhur derisa të dy çiklistët kanë qenë duke lëvizur nga fshati Topliqan në drejtim të fshatit Tërrnje, ku nga pakujdesia janë përplasur me njëri-tjetrin.

Leave a Reply