Abdixhiku për Qeverinë Kurti: Janë pa ambicie, që tri vjet mjaftohen me një urë në Saradran

0
123

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, duke folur për 100 projektet e “Rrugës së Re”, tha se në këto projekte kanë punuar shumë ekspertë.

Sipas tij, ambicia është reduktuar aq shumë sa projekti i LDK-së duket i pabëshëm.

“Një Qeveri që mjaftohet me një urë në Saradran (Istog), normalisht që nuk ka ambicie për projekte të mëdha. Programi jonë është i bëshëm, populli i Kosovës duhet të rritë ambiciet jo të kënaqet me një rruge për 3 vite”, tha Abdixhiku.

Ai tha se Kosova ka bërë një hap të pamatur duke sulmuar ndërmjetësuesit.

“Kjo Qeveri është euforike, e nervozuar shumë. Kosova duhet të shpëtohet nga ky kurth populist. Ne kemi pasur mbështetje blanko në përballje me Serbinë nga ShBA. Me këtë Qeveri se kemi”, tha Abdixhiku në Klan Kosova.

Leave a Reply