A po përbuzet ngritja profesionale?

0
748

Nëse BE ka si kriter 15% e mësimit gjatë tërë jetës, si është e mundur që Ministrit tona varg e vijë të abuzojnë me ngritje profesionale edhe atëherë kur thirren në udhëzime administrative, qoftë me Master apo PhD n’nivelet përkatëse!

Sot pothujse gjithcka përbaltoset, e më të përbaltosurit janë të gjithë ata që që nuk qëndruan në horizontalen e të vetëknaqurve, të tillët paten guximin të trokasin drejt njohurive të reja, jo për të krijuar avantazhe kundrejt hezituesve por për të bërë tentim hapje të shtigjeve tjera prosperuese. E quditëshme, barasvlerësim medioker po ndodh në mes të dy poleve, atij smirues dhe stopues. Dy interaksione ngulfatëse për shoqëri intelektuale, kërkues në shkencë dhe kultrurë. Hierarki institucionale duhet të zgjohet nga ky patë-pozicion, të rishikoj vendimet antistudim ndryshe logjika s’ta rrok, përmes të cilave demotivohet shtytje studim-shkence, pra vendime mosnjohjëse të arritjeve shkencore. Çdo veprim inkibues destimulon të diciplinuarit e punës dhe studimit duke sheshuar apo hijezuar arritjen dhe vizionin për ecje më tutje. Të thirrurit e ndërgjegjës, kthjellohuni, mos e vrisni qëllimin dhe vezionin prej studjuesi, në të kundërtën vendi boshatiset, truri varfërohet, dhimbëshem xhepat e matrapazëve rëndohen. Poli i ndarjes në mes të dështakëve intelektual (manipulus dije, kopjues, mbase falsifikues) dhe atyre që guximëshëm trokasin ndryshimin thellohet me shkallën diferenciale studjuese!

Pyetje për Ministri përkatëse, A keni databazë të dhanave për kuadrot profesionale, a keni stratexhi se si do ti rreshtoni, si dhe pyetje e radhës kush do jetë ri-rreshtimi i tyre (bazuar në gradientin e arritur), apo të gjithë janë pritjes preferenciale politike, si dikur?!

Ekcitim i ndërdijes rritë potencën vizive, si parakusht për të mirëditur gjendjen faktike në teren, aktualisht e ndrydhur nga ndryshku “ferobakterial” !

Investimi intelektual është kapitull shumëdimensional, drejtkuptohet vetëm nga ata/ato që janë nështruar trajtimit të Higjenes Emocionala!

Shkruan: Dr. Sc. Naser BRESA

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply