A mund t’ju nis dhimbja e kokës nga aktiviteti fizik?

0
98

Dhimbja e kokës është një problem që prek shumë njerëz madje edhe ata që kanë një rutinë të shëndetshme ku futen ushtrimet e aktiviteti fizik.

Ka raste kur pasi keni mbaruar ushtrimet t’ju nisë dhimbja e kokës e cila zakonisht zhduket vetë pas disa momentesh.

Gjithësesi kjo mund të tregojë se në trupin tuaj mund të jenë duke u zhvilluar sëmundje të ndryshme.

Çfarë duhet të dini?

Ka dy lloj dhimbje koke që ndodhin gjatë ushtrimit, dhimbjue primare dhe sekondare.

Dhimbjet e kokës primare zakonisht nuk kanë ndonjë shkak të fshehur e për rrjedhojë nuk janë të rrezikshme.

Sipas doktorit neurolog Greg McLauchlin edhe nëse janë të forta, këto dhimbje nuk paralajmërojnë diçka shqetësuese.

Nuk ka një përgjigje të saktë se përse kto ndodhin, por me shumë mundësi lidhen me qarkullimin e gjakut në sasi të mëdha gjatë lëvizjeve.

Ndërsa dhimbjet sekondare shkaktohen nga probleme të tjera të fshehura të cilat mund të jenë serioze.

Këtu përfshihet tumori në kokë ose probleme me enët e gjakut të cilat shkaktojnë probleme në tru.

Nëse i përjetoni këto probleme është e nevojshme të konsultoheni me një mjek specialist neurolog.

Simptomat e dhimbjeve të kokës

Dhimbja e kokës së shkaktuar nga shkaqet e fshehura e të rrezikshme ka disa forma se si shfaqet.

Së pari do të ndjeni dhimbje në të dy anët e kokës dhe është e fortë e me kriza.

Kjo dhimbje mund të zgjase nga 5 minuta deri në 2 ditë.

Këto dhimbje koke mund të ndihen edhe si migrenë dhe mund t’ju shkaktojnë të vjella, humbje të koshiencës, dhe dhimbje qafe.

Shkaqe të tjera të dhimbjeve të kokës primare lidhen me llojin e ushtrimeve që po kryeni dhe atmosferën përreth.

Ato shfaqen edhe gjatë kohëve kur kryeni ushtrime shumë intensive dhe nuk pushoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here