58 vite për një yll, zbulohet koicidenca me titullin e Interit

0
111

Interi triumfoi me rezultatin 1-2 në derbin ndaj Milanit në “San Siro”, duke u shpallur zyrtarisht kampion i Italisë për herë të 20 në histori dhe duke stampuar edhe yllin e dytë në fanellë.

Një yll për çdo 10 tituj stampohet në fanellë, teksa zikaltrit janë të vetmit që kanë dy yje, një më pak se Juventusi, që ka fituar më shumë se kushdo tjetër Serinë A.

Megjithatë ka një koicidencë interesante me suksesin e zikaltërve, që janë themeluar si klub më 1908-ën e largët. Për të fituar 10 tituj dhe stampuar yllin e parë në fanellë, Interit iu deshën plot 58 vite pritje.

Titulli i 10 kampion u fitua më 1966-ën, atëherë kur u stampua edhe ylli i parë. Nga 1966-a, deri në 2024-ën kur u stampua edhe ylli I dytë, u desh të kalonin edhe 58 vite të tjera.

Thënë ndryshe, matematika e historisë 116-vjeçare të klubit konfirmon se zikaltërve u duhen 5.8 vite për një titull kampion, ndonëse tifozët e Interit shpresojnë që në të ardhmen sukseset në Serinë A të bëhen më të shpeshta./SS

Leave a Reply