52 aksidente për 24 orë në Kosovë – policia dënon afër 1 mijë e 900 shoferë

0
166
Foto: Ilustrim

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 52 aksidente, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 19 aksidente të tjera përfunduan me persona të lënduar dhe 33 sosh me dëme materiale.

Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për 24 orë kanë shqiptuar 1,892 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 12 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër në vuajtje të dënimit.

Leave a Reply