118 aksidente brenda 24 ore në Kosovë, policia dënon mbi 2 mijë shoferë

0
297
Foto: Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 118 aksidente trafiku, një prej tyre fatkeqësisht ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 44 aksidente përfunduan me persona të lënduar, kurse 73 të tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Policia gjithashtu, ditën e premte ka dënuar 2,004 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe 31 persona, ku 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.

Leave a Reply