Vuçiqit dhe lojtarëve të tij në Kosovë e Shqipëri do të duhej t’i themi mjaftë më

0
761

Ndonëse pas ndryshimit të pushtetit ne vendin tonë,siç duket po shfaq impakt edhe ne Serbi e përtej saj.Ngase argumenti me i fuqishëm për këtë,është se presidenti Vuqiq,përmes Grenellit dhe lojtarëve të tij ne Kosovë e kishte rrëzu Qeverinë Kurti 1.

Mirëpo populli e kuptoj mjaftë mirë ketë loje të rrezikshme të tyrë dhe e votoj Kurtin e LW edhe me shumë se që ishte votuar ne zgjedhjet paraprake.

Mirëpo ky trekendësh prap tenton ta rrëzoj kryeministin Kurtin,veçse tanimë Grenell se ka fuqine si dikur,pas humbjes se zgjedhjeve ne SHBA,mirëpo tentativa është e njëjtë dhe me akterët të njëjtë.

Ndërsa këto ditë Aleksander Vuqiq ka dal hapur se përderisa është Albin Kurti kryeministër nuk do të bisedoj me të,kuptohet ne ndermjetsimin e BE-së.

Ndërsa ne anën tjëtër Arben Gashi i LDK-së e Hysen Berisha dhe Bekim Haxhiu i PDK-së dhe disa deputet të tjër thonë se Qeveria Kurti 2,do të rrëzohet ne Vjesht.

Ndonëse të njejtën kohë e kërkon edhe një pjesë e shoqerise civile,media dhe opinjonist të cilët ne çdo kohë janë ne TV e Portale me opinjone propagandistike e fiktive,sikurse ne kohën e uzurpimit të RTP-së.

Fatkeqsisht nga këta faktor të tentatives për ta rrëzu kryeministrin Kurti,po i bashkohen edhe disa sindikata e shoqata dhe farë nuk është aspak rastesi organizimi i protestave e ne veçanti ajo për Trust,kundër rrethanave globale që të gjitha shtetet dhe Kosova është ne kriz prej faktoreve tanimë të njohur,jo për fajin e kësaj qeverie edhe pse një pjesë e tyrë farë se kupton ketë që është instrument për rrëzimin e kësaj qeverie për të ardhë vet ata të cilët qëndrojnë prapa protestave e me të dashur për Grenelin e Vuqiqit ne Bisedime dhe për t’i mbuluar aferat kuruptive të tyrë.

Nderkohë presidenti Vuqiq edhe të kryeministri Edi Rama ka shfaq paknaqsi për kryeministrin Kurti,sipas tij se Kurti është i vështirë ne bisedime dhe i cili po merr vendime ne dëm të Serbisë si çështja e reciprocitetit e ne veçanti për Ballkanin e Hapur.

Shtrohet pyetja:Çka është ky sinkronizim me tentativen për ta rrëzu kryeministrin Kurti prap,vetëm se ky i fundit nuk është i dëshirushem për ambicjet e Vuçiqit ne Kosovë?

Unë mendoj se bash ne ketë rast kurë kërkon presidenti i Serbisë për ta rrëzu kryeministrin e Kosovës ne ketë rast Albin Kurtin apo edhe ndonjë tjëtër Albin nëse do të ishte,do të duhej të jemi të gjithë kundër Pozitë,Opozitë,media e shoqeritë civile,sindikata e shoqata,po ashtu edhe ne Shqipëri do të duhej të janë kundër dhe asesi ne përkrahje të tij.

Prandaj Vuçiqit dhe lojtarëve të tij ne Kosovë e Shqipëri do të duhej t’i themi mjaftë më!

Leave a Reply