Viti 2020 ishte shumë i vështirë për të gjithë ne në të gjitha dimensionet e jetës. Shfaqja e pandemisë globale COVID-19 ka reflektuar probleme të mëdha në fushën e shëndetësisë, kulturës, sportit, politikës, biznesit dhe jo vetëm.
Përpjekjet për menaxhimin e kësaj situate ishin shumë të mëdha, anipse në disa raste nuk është bërë më e mira. Madje, ndikimet ishin shumë të mëdha duke ndikuar në pezullimin e shumë projekteve të parashikuara, por heronjtë nuk kanë munguar.
Sikur edhe viteve tjera, 04 Online ka shpallur më të mirët e vitit 2020 bazuar në përcjelljen e aktiviteteve të personaliteteve që kanë vepruar në kategori të ndryshme sociale.
Si më poshtë janë paraqitur më të mirët sipas kategorive:
- Më të mirët e vitit: Xhevat Elezkurtaj (Drejtor i QKMF-së) dhe Arsim Berisha (Kryeshef në QKMF) për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e shëndetësisë;
- Heronjtë e Prizrenit: Urgjenca e QKMF-së;
- Drejtori më i suksesshëm komunal: Osman Hajdari, për transformimin dhe modernizimin e administratës komunale;
- Opozitari më transparent: Shaqir Totaj, për ndjekje të politikave substanciale opozitare;
- Aktori më i mirë: Xhevdet Doda, aktor në Teatrin Profesionist “Bekim Fehmiu” në Prizren;
- Trajneri më i mirë në basketboll: Arbnor Rifati;
- Trajneri më i mirë me talentët në basketboll: Ramush Rushiti;
- Trajneri më i mirë në futboll: Sinan Osmani;
- Kontributdhënësit më të mëdhenj në aspektin psikologjik për menaxhimin e pandemisë COVID-19: Rron Kastrati, Erolina Morina, Kaltrina Skorro – Murtezaj dhe Elma Miftari;
- Gazetari më i mirë: Nuhi Salihu, për kontributin e dhënë në informim rreth pandemisë COVID-19 dhe në fushën sociale;
- Më të mirët nga Shoqëria Civile: Naim Cahani, Elmedina Dorambari, Valon Xhabali dhe Adelina Hasani;
- Riola Susuri, super talente në piano;
- Grupi më i mirë muzikor “04 Band”.
04 Online shpreson që personat e lartëcekur do të vazhdojnë kontributin e tyre në këto kategori edhe në vitin 2021, ndërsa beson se kësaj liste do t’i shtohen edhe shumë emra në të ardhmen./04 Online