Dënohet me 5 vite burgë prizrenasi i dyshuar për dhunimin e një shtetase të huaj

0

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale M.B. nga Prizreni, për shkak të veprës të dhunimit nga neni 230 par.3.pika 4.2 të KPRK-së, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Prizrenit.

“I akuzuari me iniciale M.B., nga Prizreni, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 07.08.2018.

Sepse me datën 07.08.2018 rrethe orës 09:00-10:00 në rrugën e cila kryesisht përdoret për këmbësorë për të shkuar në Kala që kalon përreth restoranteve “Marash” e “Andrra” dhe vazhdon deri te restoranti “Natyra”, duke përdor forcën detyron personin tjetër për të kryer akt seksual në rastin konkret të dëmtuarën me iniciale F.H. shtetase e Britanisë së Madhe”, njofton Gjykat e Prizrenit./04online.info