Zidane, dëshirë e Bayernit

0
160

Bayern Munichu raportohet se është duke menduar për emërimin e Zinedine Zidane si pasardhës të Thomas Tuchelin.

Bayerni është duke kaluar nëpër një formë të dobët dhe ish-trajneri i Chelseat, Tuchel, mund të përfundojë vitin pa asnjë trofe me klubin gjerman.

Pas humbjeve nga Bayer Leverkuseni dhe Bochumi, Bayerni është tetë pikë prapa liderit të Bundesligës, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Sipas gazetës italiane Corriere dello Sport, Zidane është prioritet i Bayernit dhe tashmë ka kontaktuar me ekipin e ish-trajnerit të Real Madridit.

Zidane është i papunë tash e tre vjet prejse dha dorëheqje si trajner i Realit në fund të sezonit 2020-21.

Leave a Reply