Ligji për Specialen, Hamza: Është aprovuar në mënyrë të rregullt- Kuvendi mund t’i shfuqizojë edhe marrëveshjet ndërkombëtare

0
14

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka komentuar votimin e ligjit për specialen në seancën e djeshme në Kuvend.

Hamza, ka thënë se kuvendi dhe deputetët e kanë kryer ‘’punën e vet’’, dhe se, ata ‘’konsiderojnë’’ se ligji është aprovuar në mënyrë të rregullt, përcjell Gazeta Express.

‘’Kuvendi e ka kry punën e vet, deputetët e kanë kry punën e vet. Një prej detyrave dhe përgjegjësive kryesore të kuvendit është me aprovu ligje. Kuvendi aprovon ligje, ndërsa të cilët të detyruar me i zbatu, duhet me i zbatu ligjet. Ne konsiderojmë që kuvendi e ka aprovu ligjin në mënyrë të rregullt, procedurale dhe kam thënë që ligji është i zbatueshëm për të gjithë. Në të kundërtën Kuvendi ka të drejt edhe me ndërru kushtetutën, edhe më i shfuqizu marrëveshjet ndërkombëtare edhe me bë marrëveshje ndërkombëtare.’’, ka thënë Hamza.