Zafir Berisha zotohet nga Hoça e Prizrenit: Do të angazhohem për siguri kombëtare dhe zhvillim ekonomik

0
29

Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha gjatë një takimi me elektoratin e tij në Hoçë të Prizrenit ka theksuar përkushtimin për forcimin e sigurisë kombëtare dhe krijimin e një ambienti të qëndrueshëm për zhvillimin ekonomik në vend.

Ai ka premtuar rritjen e kapaciteteve të strukturave të sigurisë dhe përmirësimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për të parandaluar kërcënimet e mundshme ndaj vendit.

Në aspektin ekonomik, Berisha është zotuar se do të kontribuoj për krijimin e politikave që nxisin investimet e huaja dhe vendore, hapjen e mundësive të reja të punësimit dhe zhvillimin e sektorëve strategjikë si energjia e rinovueshme, teknologjia dhe infrastruktura.

Postimi i plotë i Berishës:

Në Hoqë të Prizrenit me mbështetësit e koalicionit për Kosovën Fituese me nr 137!

Si kandidat për deputet premtova angazhimin për forcimin e sigurisë kombëtare dhe ndihmën për krijimin e një ambienti të qëndrueshëm për zhvillimin ekonomik.

Do të punoj për të rritur kapacitetet e strukturave të sigurisë dhe për të përmirësuar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për parandalimin e kërcënimeve të mundshme.

Zhvillimi ekonomik është kyç për prosperitetin e qytetarëve tanë. Do të angazhohem për krijimin e politikave të reja që nxisin investimet e huaja dhe vendore, krijimin e mundësive të reja punësimi dhe rritjen e sektorëve kyç, si energjia e rinovueshme, teknologjia, dhe infrastruktura.

Së bashku ja dalim!

#veçvepra137#zafa14

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=10033774519985969&id=100000605623631&mibextid=wwXIfr&rdid=6DOnvO5EBUE3FLoh#

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here