Xhaka i ashpër pas barazimit me Katarin: Duhet të zbresim me këmbë në tokë dhe të marrim përgjegjësi

0
36

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka reaguar ashpër pas barazimit 1-1 ndaj Katarit në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, duke kërkuar më shumë përgjegjësi dhe disiplinë nga skuadra e tij.

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane u shpreh i zhgënjyer me mënyrën se si ekipi nuk arriti ta menaxhonte ndeshjen dhe të shfrytëzonte rastet e krijuara.

“Nëse nuk i shfrytëzon rastet në sulm, do t’i pësosh në mbrojtje”, deklaroi Xhaka pas përfundimit të takimit.

Ai theksoi se Zvicra duhej të kishte treguar më shumë maturi në momentet vendimtare dhe kritikoi mungesën e organizimit në disa faza të lojës, duke lënë të kuptohet se lojtarët shpesh tentuan zgjidhje individuale në vend të lojës ekipore.

“Nuk kemi nevojë të jemi njerëz të spektaklit. Duhet të luajmë si ekip dhe të marrim përgjegjësitë tona”, shtoi kapiteni zviceran.

Pavarësisht kritikave, Xhaka vlerësoi paraqitjen e portierit të Katarit, i cili me disa pritje vendimtare mbajti ekipin e tij në lojë dhe ndikoi në rezultatin final.

Në fund, ai bëri thirrje për reagim të menjëhershëm në ndeshjet e ardhshme, duke theksuar se Zvicra duhet të përmirësohet nëse dëshiron të arrijë objektivat e vendosura në këtë Botëror.

“Duhet t’i mbajmë këmbët në tokë. Tani është koha të veprojmë”, përfundoi Xhaka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here