Xavi pas barazimit me Granadan: Shumë e vështirë tani për ta fituar ligën

0
135

Barcelona nuk arriti më shumë se një barazim mbrëmë në shtëpi ndaj skuadrës së parafundit në tabelë, Granadas.

Blaugranasit u ndanë me rezultat 3-3, me një kthesë të dyfishtë nga vendasit për ta shmangur humbjen, shkruan Sinjali Sporti.

Pas ndeshjes, trajneri Xavi është deklaruar për media, ku ka pranuar se pas këtij lëshimi tashmë është shumë e vështirë të fitosh ligën.

“Është shumë e vështirë të fitosh ligën, sidomos pas ditës së sotme. Dallimi është i madh, por ende nuk është e pamundur. Ne nuk mund të dështojmë. Sot dhamë gola dhe situata të rrezikshme në shumë momente”, u shpreh ai.

Barcelona ndodhet e treta tani me 51 pikë, 10 më pak sesa lideri Real Madrid.

Leave a Reply