Gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell, por gjatë ditës pritet zhvillim i vranësirave konvektive, duke krijuar kushte për reshje lokale shiu, të shoqëruara me bubullima dhe mundësi për stuhi të izoluara.
Temperaturat minimale do të jenë 12–17°C, ndërsa maksimalet pritet të jenë nga 30 deri në 34°C.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–7 m/s.
Ndërsa gjatë zhvillimit të stuhive mund të ketë rritje të përkohshme të shpejtësisë së erës dhe ndryshim të drejtimit.













































