Vrasje në tentativë në Prizren

0
1548

Sonte rreth orës 19:45, stacioni policor në Prizren ka pranuar informatë se në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren rreth orës 18:20 është sjellë një person i plagosur me armë zjarri.

“Pas marrjës së informatës, policia menjëherë i është përgjigjur rastit, ka shkuar në spital dhe sipas informatave të para viktima është J.A. i lindur më 1987, nga fshati Korishë e Prizrenit”, kanë njoftuar për RTK-në nga policia.

Raportohet i dyshuari i cili është larguar nga vendi i ngjarjes është po ashtu nga fshati Korishë dhe bëhët fjalë për personin B.U.

Viktima është plagosur në këmbën e djathtë dhe është jashtë rrezikut për jetë, sipas mjekëve nga emergjenca e spitalit rajonal në Prizren.

Rasti ka ndodhur në fshatin Nashec të Prizrenit, ku dyshohet se i dyshuari ka gjuajtur nga automjeti duke levizur në automjetin e viktimës.

Rastin për RTK-në e ka konfirmuar zëdhënësi i policiseë rajonale Vesel Gashi.

Sipas Gashit, njësitet policore janë në kërkim të të dyshuarit.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit dhe sektori i hetimeve rajonale në Prizren./RTK

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here