Vrasja e Abedin Bytyqit në Suharekë, Gjykata dënon tre të akuzuarit me 75 vite burgim

0
323

Gjykata ka shpallur aktgjykim dënues me 75 vite burgim ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e Abedin Bytyqit në fshatin Peçan të Suharekës, të ndodhur më 6 tetor të vitit 2016.

Të akuzuarit dyshohen për veprat penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje, dhe shtytja në vrasje të rëndë.

I akuzuari, Murat Ademi (për veprën penale vrasja e rëndë) është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 25 vite (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në parabrugim nga data 08.10.2016, e tutje).

I akuzuari Fadil Fetiu (për veprën penale vrasja e rëndë) është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 25 vite (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej 7 muajsh të mëhershme, dhe nga data 20.05.2019 e tutje)

Ndërsa e akuzuara tjetër, Resmije Bytyqi (për veprën penale shtytja në vrasje të rëndë) gjithashtu është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 25 vite (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në parabrugim nga data 08.11.2016, e tutje).

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit  ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here