Ish-zyrtarja amerikane në Shtëpinë e Bardhë, Dana Hyde, njëherësh edhe ish-shefe ekzekutive e programit MCC, ka vdekur pasi avioni me të cilin po udhëtonte u rrëzua në New England.
Sipas Washington Post, Hyde, 55 vjeçare, po fluturonte me burrin e saj dhe një nga djemtë e saj në një avion dhe as të afërmit e saj dhe as dy anëtarët e ekuipazhit të fluturimit nuk u lënduan, sipas kompanisë dhe Administratës Federale të Aviacionit, raporton Gazeta Express, përcjell Gazeta10.
Hyde u dërgua në një spital në Hartford, Conn., pasi avioni Bombardier, i nisur nga Keene, N.H., në Aeroportin Ekzekutiv Leesburg në Virxhinia, bëri një ulje emergjente, tha Policia e Shtetit të Connecticut. Incidenti po hetohet nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit.
Më 2015-ën, Hyde e pati përfshirë Kosovën në MCC që të përfitojë nga granti i saj. Këtë e pati njoftuar ish-presidentja, Atifete Jahjaga,
Lidhur me vdekjen e saj ka reaguar edhe ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, i cili shprehu ngushëllime familjes së Hyde dhe miqve të saj.
“Lajm tragjik. Dana ishte shefe ekzekutive e MCC kur Kosova u kualifikua për herë të parë për mbështetje nga fondi. E kam takuar disa herë dhe ka bashkëpunuar ngushtë me presidenten Atifete Jahjaga dhe ekipin tonë në Qeveri për të siguruar që Kosova t’i përfitojë këto fonde”, ka shkruar ai.