Unaza në gisht ndez spekulimet, Bes Kallaku mund të ketë hedhur një hap të rëndësishëm me Ejonën

0
30

Një detaj në postimin e fundit të Bes Kallakut ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe ka shtuar spekulimet për një zhvillim të ri në jetën e tij sentimentale.

Aktori publikoi një fotografi ku shfaqet duke u lutur para një kryqi, ndërsa në gisht i vihet re një unazë që nuk ka kaluar pa komentuar.

Postimin e ka shoqëruar me këngën “Happiest Year” të Jaymes Young, ku dëgjohet edhe vargu që përkthehet: “Faleminderit për vitin më të lumtur të jetës sime”.

Krahas fotografisë, Besi ka shkruar vetëm: “Faleminderit Zot”.

Detaji vjen pas konfirmimit të lidhjes me Ejonën

Spekulimet bëhen edhe më të forta duke pasur parasysh mënyrën se si Kallaku ka folur gjatë muajve të fundit për partneren e tij, Ejonën.

Në janar, ai bëri tatuazh emrin e saj, të shoqëruar me datën 25.12.2025 dhe dedikimin “Trëndafil në kohë lufte”, ndërsa më pas e konfirmoi publikisht lidhjen.

https://www.instagram.com/reel/DcZIJOpoHpg/?utm_source=ig_web_copy_link&igsi=NTc4MTIwNjQ2YQ==

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here