U tha se është në pushime me një të dashur të re pas ndarjes nga Sara Berisha, reagon DJ PM

0
97

DJ PM ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale, pas disa publikimeve që kanë qarkulluar lidhur me jetën e tij private.

Së fundmi u përfol se ai ndodhet në pushime në shoqërinë e një të dashure të re, pas ndarjes nga Sara Berisha. Mirëpo, DJ PM ka mohuar publikisht informacionet që, sipas tij, janë të pavërteta, shkruan Kosovarja.

Në reagimin e tij, ai ka kërkuar që portalet të tregojnë më shumë profesionalizëm dhe përgjegjësi, duke mos publikuar lajme të paverifikuara vetëm për të tërhequr klikime.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar se, nëse publikimet e tilla vazhdojnë, do të detyrohet të ndërmarrë hapa ligjorë për mbrojtjen e reputacionit të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here