U la jashtë Kombëtares nga Mancini, Locatelli: Ndihem keq për mungesën e ftesës!

0
146

Manuel Locatelli nuk është grumbulluar nga trajneri Roberto Mancini sa i përket dy ndeshjeve kualifikuese për EURO 2024.

Italia do të zbresë fillimisht në fushën e lojës më 23 mars, në Napoli në supersfidën përballë Anglisë, duke rikthyer kujtimet e finales së Euro 2020-ës, ndërsa tri ditë më pas do të udhëtojë drejt transfertës malteze.

Në përfundim të sfidës ndaj Interi-t, mesfushori i Juventusi-t, Manuel Locatelli u pyet për herë të parë mbi mungesën e tij në Kombëtare, ndërsa ishte ende në emocionet e triumfit në “Derbin e Italisë”.

“Patjetër që ndihem keq për mungesën e ftesës, por tani për tani më shkon në mendje vetëm fakti se duhet të punoj shumë që ta demonstroj në fushën e lojës së e meritojë ftesën në kombëtare. Shpresojë që Italia ta nisë më këmbën e mbarë, pasi përballë Anglisë është një finale e vërtetë, por dua t’i uroj shumë fat shokëve për këto dy sfida.” – tha Locatelli.

25-vjeçari ka debutuar me përfaqësuesen në vitin 2020 kur ishte pjesë e Sassuolo-s dhe deri më tani ai numëron 24 ndeshje dhe tre gola.

Leave a Reply