A është gabim hapja e dritareve në mëngjes? Ja çfarë thonë ekspertët!

0
26

Hapja e dritareve në mëngjes është një mënyrë e zakonshme për të ajrosur dhomën, por në disa raste kjo praktikë mund të sjellë edhe ndotës nga jashtë. Gjithçka varet nga cilësia e ajrit, prania e polenit dhe kushtet atmosferike.

Sipas rekomandimeve të Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA), ajrosja ndihmon në largimin e ndotësve që grumbullohen brenda shtëpisë, por këshillohet të shmanget kur jashtë ka përqendrim të lartë të polenit ose ndotjes së ajrit.

Kur duhet të shmangni hapjen e dritareve?

  • Gjatë përqendrimit të lartë të polenit: Personat me alergji mund të përjetojnë teshtima, kruajtje të syve dhe bllokim të hundëve.
  • Kur ajri është i ndotur: Sipas Health Canada, gazrat nga automjetet, tymi dhe grimcat e pluhurit mund të depërtojnë në ambientet e brendshme.
  • Gjatë trafikut të dendur: Ajrosja pranë rrugëve të frekuentuara mund të fusë ndotës shtesë në shtëpi.

Atëherë, kur është koha e duhur për ajrosje?

Referuar udhëzimeve të autoriteteve shëndetësore belge, rekomandohet ajrosja e ambienteve dy herë në ditë, për rreth 15 minuta, duke pasur parasysh cilësinë e ajrit jashtë.

Ajrosja ndihmon në largimin e lagështisë, aromave dhe ndotësve të brendshëm, duke përmirësuar cilësinë e ajrit që thithim.

Hapja e dritareve në mëngjes nuk është gabim. Përkundrazi, ajrosja është e rëndësishme për shëndetin, por koha duhet zgjedhur sipas kushteve të jashtme. Personat me alergji ose probleme të frymëmarrjes duhet të kenë kujdes të veçantë gjatë ditëve me polen dhe ndotje të lartë./04 Online/