Messi fishkëllehet në Paris, Sergi Roberto: Në Barcelonë e presim duar hapur

0
134

Kritikat që i mori Lionel Messi pas humbjes nga Rennes, por edhe vërshëllimat që iu servuan para lojës e bëjnë më të vështirë vazhdimin e kontratës së tij me Paris Saint-Germainin.

E në ndërkohë, në Barcelonë do ta prisnin me duar hapur, pasi aty la gjurmë të pashlyeshme dhe të gjithë shpresojnë që ta shohin prapë duke luajtur në “Camp Nou”, dy vjet pasi u largua prej aty si lojtar i lirë, shkruan “Gazeta Express”.

“Kush nuk është i përgatitur për një rikthim të Leos…? Nuk duam të flasim shumë sepse është diçka që duhet ta vendosin, trajneri, presidenti dhe ai, por ne lojarët jemi duke e pritur duar hapur”, deklaroi Sergi Roberto pas fitores në “El Clasico” mbrëmë”,

“Në Paris pati sezone pozitive. Tash e kanë vënë në shënjestër për eliminimin nga Championsi, por ai është një lojtar spektakolar. Nuk është e mirë që një lojtar i tillë të trajtohet në këtë mënyrë”, deklaroi shënuesi i njërit prej golave të Barçës ndaj Real Madridit.

Messit do t’i skadojë kontrata me PSG-në në fund të sezonit dhe mund të largohet nga “Parku i Princave” për ta provuar një eksperiencë në Arabinë Saudite, prej nga ka marrë ofertë stratosferike, apo të rikthehet në Barcelonë, ose të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Leave a Reply