Totaj pranon se LDK e ndihmoi në Prizren, por tregon arsyen pse nuk bënë koalicion

0
298

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka pranuar se LDK e ndihmoi për fitoren e tij, por problemet në degën e LDK-së, sipas tij, pamundësuan bashkëqeverisjen.

Totaj ka thënë se dorëheqja e Anton Qunit nga detyra e kryetarit të LDK-së në Prizren është arsyeja kryesore për mos arritjen e një koalicioni bashkëqeverisës me LDK-në.

“Sa i përket LDK-së unë kam pritur që të kemi një përfundim të suksesshëm të bisedimeve, mirëpo pas dhënies së dorëheqjes së zotit Qunit, na u komplikua çështja se dega e LDK-së në Prizren nuk kishte lidership dhe ishte pak a shume e shkapërderdhur dhe kjo e pamundësojë arritjen e një koalicioni”, thekson Totaj, për ATV.

Ndër të tjera ai shprehi falënderimin dhe mirënjohjen ndaj LDK-së, që sipas Totaj, ka një kontribut të madh për fitoren e PDK-së në Prizren.

“Publikisht dëshirojë ta falënderoj LDK-në, sepse me të vërtetë na kanë ndihmu, edhe pse formalisht kanë qenë neutral, ne kemi pasur shumë kontakte. E di që janë angazhuar, na kanë ndihmuar, dhe për këto arsye kam qenë i interesuar për koalicion, por ja që nuk arritëm”, ka përfunduar Totaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here