Timour Nikarkhoev: Kam respekt për Haxhi Krasniqin, por në ring hyjë për të fituar

0
201

Haxhi Krasniqi do të rikthehet në ring me 25 shkurt, ku do të përballet me boksierin rus, Timour Nikarkhoev.

Kundërshtari i Haxhi Krasniqit, Nikarkohev, i cili jeton në Belgjikë dhe është ndër më të mirët atje, thotë se ky është një meç mjaft i rëndësishëm për të, shkruan GazetaBlic Sport.

Timour Nikarkhoev thotë se ka respekt të madh për Krasniqin, pasi në të kaluarën boksieri shqiptar e ka dëshmuar veten.

“Është një meç i mirë për karrierën time, luftë të cilën e pranova menjëherë. Haxhi Krasniqi është një boksier i njohur në botën e boksit profesionist, ka një nivel shumë të mirë dhe e ka dëshmuar veten”, tha fillimisht Timour Nikarkhoev për ‘GazetaBlic Sport’.

Megjithatë, Nikarkohev potencon se në ring do të ngjitet vetëm për të fituar, ku edhe do shihet se cili është më i mirë në këtë sport.

“Me shumë respekt për të, unë hyjë në ring për të fituar. Dhe rezultati i luftës do të na tregojë se kush është më i miri”, vazhdoi ai.

Ai tha se në Munich do ketë tifozë shqiptar që do ta ndezin luftën, por gjithashtu edhe tifozë që do ta mbështesin atë – të cilët besojnë në fitoren e tij.

“Unë jam i lumtur për Haxhi Krasniqin që këta tifozë do të jenë atje, do t’i japin nxehtësi luftës, por për mua nuk do të ndryshojë asgjë, ai po bokson në shtëpi, është normale. Tifozët e mi më besojnë si gjithmonë”, përfundoi ai.

Meçi mes Haxhi Krasniqit dhe Timour Nikarkhoev zhvillohet në “Audi Dome” me 25 shkurt.

Leave a Reply