Telenovela “Leao”, agjenti i portugezit takon gjigantët e La Liga-s

0
158

Tema e rinovimit të Rafael Leaos mbetet çështja kryesore në shtëpinë e Milanit. Drejtuesit kuqezinj kërkojnë me çdo kusht të lidhen përtej vitit 2024 me lojtarin portugez, mirëpo sulmuesi për momentin është i “joshur” edhe nga klubet e tjera europiane.

Së fundmi, italianët janë vendosur në alarm pasi agjenti i 23-vjeçarit, Jorge Mendes ka mbajtur një takim me drejtuesit e Real Madrid. Spanjollët janë të nteresuar prej kohësh në lidhje me Leaon, edhe pse në skuadër kanë një lojtar të ngjashëm me portugezin siç është Vinicius Junior.

Gjithsesi, Paolo Maldini edhe në raste të tjera e ka shprehur hapur se do të këmbëngulë deri në fund për të bindur Leaon, pavarësisht ndërhyrjes nga gjigandët europianë. Këtë sezon, në 23 ndeshje të Serie A, Leao ia ka dalë të shënojë tetë gola dhe të asistojë në shtatë raste duke u konfirmuar si lojtari kryesor i kuqezinjve./SS

Leave a Reply