Premierliga e ka një risi këtë sezon përsa i përket referimit. Në kampionatin anglez do të lejohet të dëgjohen komunikimet mes futbollistëve dhe gjyqtarëve gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të ndeshjeve.
Përdorimi i audios nga transmetuesit që kanë të drejtat televizive të Premierligës në Angli është pjesë e zgjerimit të sistemit RefCam që tashmë është bërë një pjesë e përhershme në futbollin anglez.
Kamerat e Referimit që vendosen në kokën e gjyqtarëve, janë përdorur nga transmetuesit për të ofruar përsëritje të afërta dhe të menjëhershme të episodeve gjatë ndeshjeve, nga një këndvështrim tjetër për të përmirësuar eksperiencën e tifozëve, por në bazë të marrëveshjes me klubet, audio e imazheve të regjistruara nga kamerat nuk transmetoheshin deri disa ditë më vonë
Por rregullorja që do të hyjë në fuqi këtë sezon do të lejojë një përdorim të kufizuar të audios së kamerës së arbitrave gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të ndeshjeve, përcjell tch, me 1 apo 2 episode për t’u transmetuar për çdo ndeshje të Premierligës.
Audio nuk do të lejohet të dëgjohet apo nuk do të përfshijë episode që i referohen sistemit VAR pasi kjo nuk është e lejueshme sipas rregullave të lojës të përcaktuara nga IFAB.
Eksperimenti me audion fillimit do të provohet njëherë përpara se të aplikohet në fushë dhe nuk do të përdoret në fundjavën e parë të Premierligës së sezonit 2026/27.















































